Arbëri

Selmanaj: Neveritëse që Thaçi e Bukoshi folën sot për figurën e Ibrahim Rugovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur turp e hipokrizi faktin që sot për nder të ditës së Presidentit, në Muzeun e Kosovës, ku u mbajt një ekspozitë u ku u vlerësua edhe kontributi i presidentit historik Ibrahim Rugova, folën Hashim Thaçi e Bujar Bukoshi.

Ka thënë se njerëzit e tillë, jo që nuk do duhej lejuar të flisnin për Presidentin Rugova në ngjarjet e tilla, por ata as në cilësinë e vizitorëve nuk e kanë vendin aty.

Ka përmendur disa fjalë që Thaçi e ka shquar figurën e Ibrahim Rugovës në librin e tij, ku ndër të tjera, e quan pijanec, i nënshtruar, defetist, frikacak, e njeri që pinte vazhdimisht konjak.

Ky është komenti i plotë i deputetit Driton Selmanaj në Facebook:

Hipokrizia nuk paska fund!

Sot isha për një vizitë në Muzeun e Kosovës, ku për nder të ditës së Presidentit, ky institucion kishte hapur ekspozitën me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”. Duhet vlerësuar se ekspozita ishte tejet e pasur ku përmes shumë eksponateve dhe fotografive pasqyrohej angazhimi politik, institucional e kombëtarë i Presidentit Rugova.

Ajo që ishte neveritëse deri në mosdurim ishte fakti se folës kryesor në këtë ngjarje ishin: Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi.

Kush janë këta njerëz që të flasin për Presidentin historik Rugova?! Kush janë këta njerëz që për së gjalli të tij e luftuan me çdo mjet dhe mundësi, kurse sot i thurin elozhe figurës së tij?!

A janë këta njerëz që herë e akuzonin për tradhti kombëtare e herë lëshoheshin në banalitete duke mos ja paguar rrymën e telefonin?!!

Çfarë pafytyrësie?!!!!

A nuk është ky Hashim që gjatë luftës e kërcënonte Rugovën se do të dënohej rëndë për veprimet e tij antikombëtare?!

A nuk është ky njeri që në librin e tij autobiografik, presidentin historik Ibrahim Rugova e quan pijanec, i nënshtruar, defetist, frikacak, njeri që pinte vazhdimisht konjak, politikan pasiv, i lodhur, si kritik letrar që merrej me letërsinë e shekullit 16 dhe i papërshtatshëm për udhëheqjen e negociatave në Rambuje, që nuk mund ta menaxhonte as kollën e tij, etj etj.

Njerëzit e tillë, jo që nuk do duhej lejuar të flisnin për Presidentin Rugova në ngjarjet e tilla, por ata as në cilësinë e vizitorëve nuk e kanë vendin aty.

TURP!!!