Arbëri

Thaçi: Rugova ishte njeri i vizionit

Në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita për kontributin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, raporton TV ARTA.

Me këtë rast presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se kushdo që e viziton këtë ekspozitë mund të bëj kthim në kohë, të viteve të rënda dhe tragjike të vendit.

“Unë dhe presidenti Rugova kemi qenë bashkë në Rambuje, bashkë më shumë atdhedashës,bashkë bëmë Kosovën e Pavarur, bashkë ishin në Uashington dhe Bruksel” tha presidenti Thaçi.

“Lëvizja për pavarësi si kishte për qëllim lirinë për popullin më pro evropianë “ përfundoi ai.

Pas hapjes së ekspozitës foli edhe ish – kryeministri i Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi, i cili ndër të tjera se lëvizja paqësore me në krye Ibrahim Rugovën ishte ajo që e përgatiti shtratin e shtetit të Kosovës.

{gallery}