Arbëri

Dervishi dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim, Hajdini me një vit

14:27 - Lufti Dervishi është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dhe tetë mijë euro gjobë ndërsa Sokol Hajdini është dënuar me 1 vjet burgim në rastin “Medicus”.

Dervishi është shpallur fajtor për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar. Hajdini është shpallur fajtor për akuzën shkaktim i lëndimit të rëndë trupor.

Gjykata ia ka ndaluar Dervishit që të ushtrojë profesionin e urologut për dy vjetët e ardhshme.


Lutfi Dervishi shpallet fajtor për rastin “Medicus”

Lufti Dervishi është shpallur fajtor për dy akuzat, trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar në rastin “Medicus”.

Pas shpalljes fajtor kanë reaguar familjarët e tij, të cilët policia i ka nxjerr jashtë sallës.

Kanë kaluar 10 muaj prejse rasti ‘Medicus’ është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por ka gati një dekadë prej kur ngjarja ishte bërë e njohur për publikun, raporton KTV.

Në këtë rast, prokurorja e EULEX-it, Valeria Bolici, më 2 maj kishte dhënë fjalën përfundimtare, me ç’rast, sipas saj, është arritur të vërtetohet përgjegjësia penale e dy të akuzuarve, Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini, në akuzat për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar e lëndim të rëndë trupor. Ajo ka rikujtuar një të përbashkët të dhuruesve të veshkave: të gjithë kishin probleme financiare.

Sipas prokurores, i akuzuari Lutfi Dervishi, ishte i vetëdijshëm për këtë, por kjo ishte në interesin e tij. fjalën e saj, nga 7 rastet e transplantimeve të analizuara, prokurorja ka përmendur edhe shumat e parave që ishin dhënë nga pranuesit dhe dhuruesit e veshkave, por edhe transaksionet e ndërmjetësve. Disa prej dhuruesve kishin marrë ndërmjet 7000 e 8000 mijë euro për veshkat e tyre, derisa pranuesit kishin paguar për to afër 80 mijë euro.