Arbëri

Përpjekja e AKS-së që t’i ketë nën kontroll Trepçën dhe Ujmanin po quhet e parëndësishme

Foto: Ilustrim

Asociacioni i Komunave Serbe synon të vë kontroll mbi Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit, raporton KTV .

Një gjë të tillë, Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit e ka diskutuar të hënën.Qeveria e Kosovës nuk e ka mohuar këtë nismë, por thotë se nuk do të realizohet.

Avni Arifi, që është kryesues i Komitetit Zbatues për Asociacionin, e ka quajtur të parëndësishme përpjekjen që Asociacioni të fusë nën menaxhim ndërmarrjen “Trepça” në veri dhe Liqenin e Ujmanit.

Dy partitë opozitare kundërshtojnë çdo kompetencë shtesë për Asociacionin e Komunave Serbe.

LDK-ja vlerëson se nuk duhet të ketë asnjë kompromis shtesë për Asociacionin, derisa Vetëvendosje shprehet kundër këtij procesi.

Sipas marrëveshjes së Brukselit, Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit duhet të përbëhet vetëm nga serbët.