Arbëri

Berisha: 6 plusi kërcënoi qeverinë me largim për 1.8 milion eurot e komuniteteve

Descriptive Text

Deputeti i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për përplasjen e deputetëve të komuniteteve lidhur me ndarjen e buxhetit prej 1.8 milionë eurove për komunitetet jo serbe.

Berisha ka thënë të ketë informacione se grupi parlamentar i komuniteteve jo serbe, 6 plus ka kërcënuar me largim nga qeveria për shkak të 1.8 milion eurove që komuniteti egjiptian pretendon se u takojnë së bashku me goranët dhe komunitetet tjera jo serbe.

“Nuk kam qenë prezent [në takim] por kam informata që qeveria është kërcënuar me largim të 6 plusit. Qeveria nuk duhet të bie në këto ndikime. Ne nuk shantazhojmë. Ne do të kërkojmë drejtësi dhe do të kërkojmë interpretim kushtetues dhe ligjor për këtë rast”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se në fillim të vitit kishin miratuar një linjë buxhetore që vjen pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për implementimin e saj prej 1.8 milion eurove. Sipas deputetit, komuniteti egjiptian dhe goran kanë votuar një kod dhe 6 plus ka tentuar që të alokoj mjetet vetëm për komunitetin rom, ashkalinj, turk dhe boshnjak.

“Ministri Reçica u tregua i qartë se buxheti i takon komuniteteve dhe duhet të implemetohet nga komunitetet. Shefi i grupit parlamentar të 6 plusit Albert Kinolli kërkoi ndarjen e fondit vetëm për për komunitetet e 6 plusit, duke përjashtuar komunitetin egjiptian dhe goran”, ka thënë Berisha.

Deputeti Berisha ka thënë se grupi parlamentar 6 plus ka qenë përfitues më i madh dhe se është fatkeqësi për komunitetet që përfaqëson ky grup.

“Nëse ndahet për disa komunitete dhe përjashtohen komunitetet tjera, vërtetë do të jetë e pakuptueshme”, ka thënë ai.