Arbëri

Skemat pensionale në Kosovë shkelën konventat ndërkombëtare, duhet të ndryshohen

Descriptive Text

Sistemi pensional aktual nuk ka bërë zgjedhje tash e 18 vite pas luftës. Kështu ka thënë Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, sipas së cilës në Kosovë vazhdimisht shkelen konventat ndërkombëtare.

Instituti për Politika Zhvillimore ka mbajtur tryezën “Sistemi pensional në Kosovë-Sfidat dhe mundësitë”, ku Kryetari i Federatës së Sindikatave të pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës, Sylejman Metaj, tha se ligjin e skemave pensionale ata e kanë kundërshtuar para aprovimit pasi që, sipas tij, ai është një ligj diskriminues.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Lulzim Leci tha se rreth 200 mijë persona janë përfitues të skemës pensionale.

Ai bëri të ditur se për ta është duke u përgatitur një ligj që do t’i harmonizonte të gjitha skemat pensionale, që, siç ka thënë, janë gjashtë aktualisht.