Arbëri

Thaçi e Pacolli takohen në Budva me të dërguarin e Kanadasë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka udhëtuar sot në Budva të Malit të Zi, ku po merr pjesë në Forumin e Sigurisë, përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se atje ka takuar të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion, transmeton Koha.net.

“Para se të flas në Forumin 2BS, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, takuam në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bileterale mes Kosovës dhe Kanadasë.

Kanadaja e ka mbështetur Kosovën në procesin e lirisë dhe pavarësisë, kurse tash është një partner i fuqishëm i Kosovës edhe në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë”, thuhet në postimin e presidentit Thaçi.