Arbëri

Thaçi përkujton masakrën e Dubravës, thotë se autorët ende nuk dolën para drejtësisë

Descriptive Text

Presidenti Hashim Thaçi në përvjetorin e 19-të të masakrës së Dubravës, ka përkujtuar të burgosurit që u persekutuan dhe vranë nga forcat policore serbe.

Thaçi këtë masakër e ka klasifikuar si një nga tragjeditë më të mëdha, duke kujtuar se autorët ende nuk kanë janë përgjigjur para drejtësisë.

“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se 19 vite më parë në Burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve, nga regjimi i Sllobodan Millosheviq. Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.