Arbëri

Hoxha: Një dekadë fonde publike për organizata të shoqërisë civile pa procedura e kritere

Pavarësisht shifrave befasuese për publikun, nxjerrja e raportit të Qeverisë për mbështetjen financiare publike për OJQ-të (2015-2016), nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) shihet si një hap i mirë drejt krijimit të transparencës në të ardhmen nëpërmjet ngritjes së sistemit që përcakton qartë procedurat dhe kriteret mbi të cilat ndahen, mbikëqyrjen dhe vlerësohen fondet e tilla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i programit në KCSF, Taulant Hoxha, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka sqaruar çështjet kryesore që ndërlidhen me financimin publik të organizatave të shoqërisë civile, si dhe konceptin e shoqërisë civile dhe funksionimin e saj.

28 milionë euro nga buxheti i shtetit u janë shpërndarë organizatave të shoqërisë civile për dy vjet, pa ekzistuar një mekanizëm që do ta rregullonte dhe mbikëqyrte financimin e tyre. Si e vlerësoni këtë?

Hoxha: Së pari duhet të qartësohet që jo e gjithë shuma prej 28 milionë eurosh u është ndarë organizatave të shoqërisë civile, por organizatave joqeveritare të regjistruara në Kosovë. Jo të gjitha OJQ-të janë detyrimisht organizata të shoqërisë civile.

Ndër të tjera, në listën e OJQ-ve që kanë marrë fonde publike gjatë viteve 2015 dhe 2016 janë të gjitha federatat dhe klubet sportive, e të cilat janë të regjistruara si OJQ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.