Arbëri

Malazezët në Kosovë kërkojnë ta kenë ditën e tyre festë zyrtare

Descriptive Text

Komuniteti malazez që jeton në Kosovë kërkon që 21 maji, dita kur u shpall pavarësia e Malit të Zi të futet në kalendarin e festave zyrtare në Kosovë.

Kryetari i malazezëve të Kosovës Sllobodan Vujiqiq ka thënë se edhe komuniteti i tyre duhet ta kenë Ditën e shënuar sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

“21 Maji për neve është data më e rëndësishme historike e shtetit tonë prandaj kemi zgjedhur këtë datë që të jetë ditë e jona”, ka thënë Vujiçiq.

“Festimi tradicional i Ditës së Malazezëve - Dita e Pavarësisë së Malit të Zi do të shënohet gjatë javës së dytë të qershorit, kur Qendra për Zhvillim e Komunitetit Malazez do të hapet ceremonialisht, që do të jetë adresa qendrore dhe mekanizmi qendror për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez në Kosovë dhe për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mali i Zi”, thuhet në njoftimin e shoqatës së malazezëve të Kosovës.