Arbëri

Sonte në “Puls”: Kosova dhe integrimet Evropiane

Sonte në “Puls” të KTV-së e ftuar është Dhurata Hoxha ministre e Integrimeve Evropiane.

*A janë plotësuar kushtet për liberalizim të vizave nga ana pala kosovare?

* Cili ishte mesazhi i samitit të Sofjes nga zyrtarët e BE-së për ballkanin Kosovën?

* Po bëhen 7 vite që politikanët kosovar japin data për liberalizim të vizave, a pritet me të vërtetë të ndodhë këtë vit lëvizja e lirë për në BE e kosovarëve?

*A po luftohet përnjëmend krimi i organizuar, apo vetëm për liberalizim të vizave?

* A pritet t'i vazhdohet mandati i EULEX-it?

* A rrezikohet liberalizimi i vizave nga ikjet masive të kosovarëve?

*Pse nuk po zbatohet MSA-ja si duhet në Kosovë?

*Opozita kosovare është skeptike se kjo qeveri do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovar këtë vit?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe në TV Arta nga ora 21:45.