Arbëri

Qeveria me agjenci për sanimin e dështimeve në menaxhimin e aseteve publike

Descriptive Text

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ia ka mësyrë themelimit të një agjencie të re, e cila do të menaxhojë me asetet publike të vendit.

Në draft-dokumentin e përpiluar nga kjo ministri, arsyetohet themelimi i Agjencisë së Participimeve të Kosovës, si një përpjekje për të sanuar dështimet e Qeverisë në rritjen e performancës së ndërmarrjeve dhe aseteve të tjera publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas kësaj ministrie, performanca e ndërmarrjeve ku shteti është aksionar është përkeqësuar gjatë viteve, duke u ulur vlera dhe produktiviteti i tyre.

Një nga fushëveprimet bosht të agjencisë do të jetë shitja e aksioneve që konsiderohen të leverdishme dhe me interes për shtetin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)