LDK thërret zyrtarët e Kosovës të mos japin data për liberalizimin e vizave

LDK thërret zyrtarët e Kosovës të mos japin data për liberalizimin e vizave

18 maj 2018 12:49

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes nuk është fitore diplomatike, por pjesëmarrje e natyrshme dhe e barabartë, ku morën pjesë afër 60 anëtarë të Qeverisë Haradinaj.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në konferencën javore ka njoftuar për samitin e Partive Popullore, ku LDK ka marrë pjesë dhe është angazhuar që deklarata të jetë sa më përmbajtjesore dhe është kërkuar që një angazhim i përbashkët i Ballkanit Perëndimor të jetë më i përshpejtuar, edhe pse nuk është theksuar ndonjë datë apo qartësie në këtë rrugë politike.

LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes. Ne e quajmë pjesëmarrje të natyrshme dhe të barabartë të Kosovës në kuadër të këtij angazhimi, sepse vetë samitii ka pasur karakter historik, 15 vjet nga Selaniku, Ballkani Perëndimor ka pasur vëmendjen më të madhe të Komisionit Evropian, përkundër që deklarata dukej shumë më e zbutur se ajo e Selanikut, por është shumë më e kujdesshme, ka perspektivë dhe besojmë që ka shpresa më të mëdha për këtë integrim.... Ajo përmendur që në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë po marrin pjesë edhe njerëz që kanë aktakuza në shtetet e tyre, që nuk është e mirë dhe ishte dashur të ketë kujdes me përfaqësim. Po ashtu, edhe në këtë samit është lëshuar rasti që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm dhe me një delegacion të përbashkët, të mos kuptohet Samiti i Sofjes ekskursion politik, ku afër 60 anëtarë të Qeverisë marrin pjesë“, tha ai.

Sipas tij, pushtetarët tanë sa herë përmendin liberalizimin e vizave e shtyjnë afatin për nga një vit.

“Sa herë që këta pushtetarët tonë i përmendin vizat, i shtyjnë nga një vit. Apeli ynë është që mos të përmenden data, nuk ka orare për procesin e vizave. Komisioni Evropian ka rekomanduar pozitivisht Kosovën me marrjen e vizave, nuk kemi të bëjmë me një rekomandim dhe nuk duhet të lejojmë manipulim me data as këtu as nga Sofja, ne kemi të bëjmë me marrjen e datës nga Këshilli i Ministrave“, tha ai.

Ai shtoi se duhet të punojmë me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe me ato që e kanë njohur, pasi ka shtete që kanë hezitime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme