Ish-shefi i Krimeve Ekonomike tentoi të fshehë provat që e inkriminonin në rastin “Sekseri”

Ish-shefi i Krimeve Ekonomike tentoi të fshehë provat që e inkriminonin në rastin “Sekseri”

17 maj 2018 07:02

Provat që inkriminonin ish-shefin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, janë fshirë nga Policia e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç akuzës se Beqiri është i inkriminuar direkt në mbylljen e një hetimi në shkëmbim të 100 mijë eurove , Prokuroria e Shtetit po e akuzon Beqirin se qëllimisht në cilësinë e drejtorit të Krimeve Ekonomike nuk i ka dërguar telefonat, të cilat e inkriminonin atë në ekspertizë në mënyrë që të humbiste gjurmët e provave.

Beqiri ndonëse pretendon se është i pafajshëm ai për 3 muaj e ka ditur se një organizate po i kërkoheshin 100 mijë euro për mbylljen e një hetimi në emër të Policisë se Kosovës dhe nuk ka e ka lajmëruar rastin.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Geni18/05/2018 13:32

Bravo shteti ligjor! Qeshtu hina ne Evrope, ama keta po na kane inati qe spo na heqin vizat.

Shto koment

Të ngjashme