Ndihmë pas pickimit të rriqrave kërkuan mbi 100 persona

Ndihmë pas pickimit të rriqrave kërkuan mbi 100 persona

16 maj 2018 19:21

126 persona të pickuar nga rriqrat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Infektives të QKUK-së, raporton KTV.

Kështu Prishtina prin nga qytetet e tjera me numrin më të madh të personave të pickuar nga ky insekt, gjë që ka ngritur shqetësime te qytetarët.

Krahasuar me statistikat e viteve të kaluara, numri i të pickuarve nga rriqrat në kryeqytet është shumë më i madh, pasi që këtë vit është shtuar edhe numri i rriqrave.

Shkak i kësaj situate është bërë ndryshimi në vazhdimësi i motit, gjë e cila ndikon në shumimin e rriqrave. Qytetarët ankohen se komuna nuk ka bërë asgjë në këtë aspekt.

Zyrtarët komunalë arsyetohen se për shkak të motit të ndryshueshëm nuk kanë mundur ta kryejnë dezinsektimin.

Ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët të mos shqetësohen për arsye se Prishtina nuk është vend endemik sikurse është Malisheva.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme