Arbëri

Pse nuk po funksionalizohet Aeroporti i Gjakovës

Foto: Koha

Testimi i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për drejtorin e përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, nuk ka qenë dështim, raporton KTV.

Gjonbalaj, gjatë raportimit të tij para Komisionit për Zhvillim Ekonomik lidhur me raportin për vitin 2017, pati shumë kritika lidhur me analizën e organizatës INDEP.

E këtu temë debati u bë edhe mosfunksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës.

Vërejtje pati edhe për shërbimet dhe çmimet e aviokompanive.

Në këtë debat u tha se Aviacioni Civil i Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret e MSA-së dhe se gjatë vitit 2017 nuk është evidentuar asnjë incident serioz në fushën e aviacionit civil.