Arbëri

Si po legalizohen barnat e tregut të zi

Descriptive Text

Barnat e tregut të zi janë duke u legalizuar me banderolat që i prodhon Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

“Koha Ditore” raporton se rreth një milion sosh llogaritet të kenë përfunduar në tregun e zi, me të cilat mund të jenë legalizuar barëra të kontrabanduara me vlerë potenciale prej rreth 5 milionë eurosh, vetëm gjatë vitit 2017.

Kjo është gjetja, e cila është bërë nga një raport i auditimit. Dokumenti përmban gjetjet kryesore në këtë agjenci, në krye të të cilave është ajo për banderolat.

Megjithëse Koha Ditore, tri javë më parë, ka adresuar pyetje në AKPPM, ata nuk kanë kthyer përgjigje të cilët kanë reaguar sot pas publikimit të shkrimit. Lidhur me këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer përgjigje.