Arbëri

I akuzuari për “rastin Izraeli”, shef reparti në Trepçë, thotë të jetë kërcënuar nga hetuesit

I akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, Burim Istrefi, vazhdon ta kundërshtojë këtë aktakuzë.

Ai është duke u gjykuar në liri, derisa vazhdon të punojë edhe si shef i prodhimit në ndërmarrjen “Trepça”, raporton KTV.

Burimi, që jeton në Bajgorë të Mitrovicës, mohon të jetë i përfshirë në përgatitjen e sulmit terrorist ndaj Kombëtares së Izraelit. Thotë se provat e thirrjeve telefonike të prezantuara nga Prokuroria nuk kanë vërtetuar asnjë dëshmi se është i inkriminuar së bashku me të akuzuarin tjetër Visar Ibishi. Sipas tij, policët hetues, përmes kërcënimeve të ndryshme, i kanë ofruar të bëhet dëshmitar bashkëpunues.

Aktgjykimi për të dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e quajtur “Izraeli” jepet të premten.