Jabllanoviq kërkon që serbët në Kosovë të pajisen me pasaporta të Serbisë

Jabllanoviq kërkon që serbët në Kosovë të pajisen me pasaporta të Serbisë

16 maj 2018 18:46

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, e ka quajtur deklaratën e fundit të shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq si provokuese dhe hedhje të pluhurit në sytë e serbëve dhe qytetarëve me nënshtetësi serbe dhe që jetojnë në Kosovë, dhe përveç kësaj kanë pasaporta të Serbisë, por nuk kanë të njëjtën mundësi që të udhëtojnë pa viza.

“Gënjeshtrat tuaja, Gjuriq dhe gënjeshtrat e Hashim Thaçit, për ne serbët në Kosovë janë pjesë e të njëjtës gënjeshtër, gjithnjë derisa një pasaportë e tillë nuk ua mundëson të njëjtat serbëve. Serbët e Kosovës dhe as Serbia nuk mbrohen Gjuriq përmes konferencave për media nga Beogradi, por në radhë të parë, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet e Serbisë”, ka thënë ai.

“Partia Serbe e Kosovës ju fton ju dhe demagogët si ju, për të pajisur edhe serbët e Kosovës me pasaporta të tilla pa viza, në mënyrë që të kemi edhe atë që mund t'i japim partnerëve tuaj të koalicionit Hasim Thaçi dhe Ramush Haradinaj’’, transmeton kp.

Jabllanoviq ia bën me dije Gjuriqit se serbët e Kosovës tashmë kanë kuptuar gënjeshtrat e të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën në emër të Qeverisë së Serbisë, e cila siç shprehet ai, është politika e kërcënimeve, shantazheve, shkarkimeve dhe rrahje të kundërshtarëve politikë dhe gënjimit të serbëve të Kosovës.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, duke thënë se nuk i duhen “dokumente të rreme të udhëtimit, pasi ka pasaportën e Serbisë dhe me të mund të udhëtojë pa viza në 119 shtete.

Jabllanoviq ka qenë ministër në ish - Qeverinë Mustafa i shkarkuar pas protestave të mëdha nqë[ Prishtinë në kundërshtim të fyerjeve që ai ua nënave të viktimave të terrorit serb në Gjakovë. Ai pastaj qe emëruar sekretar shteti i Serbisë por u shkarkua edhe nga ky post.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme