Arbëri

Rektorët e Kosovës e të Shqipërisë takohen në Prizren

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , ka zhvilluar një takim me ministren e Arsimit Shkencës dhe Sportit të Shqipërisë Lindita Nikolla në Tiranë , ku paraqiti disa pika të rëndësishme bashkëpunimi me interes për të dyja vendet për të cilat edhe u dakorduan gjatë këtij takimi.

Bytyqi dhe Nikolla u dakorduan për krijimin e një trupe të përbashkët për njohjen e profesioneve të rregulluara mes dy vendeve, gjithashtu janë dakorduar edhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes instituteve të historisë.

Ndërsa lidhur me këtë u planifikua që të organizohet një tryezë e përbashkët me 10 qershor në Prizren ,në mënyrë që ky bashkëpunim të fillojë sa më shpejt dhe me qëllim të harmonizimit dhe funksionalizimit të të dy instituteve.

Bytyqi dhe Nikolla u dakorduan parimisht që në këtë datë po në Prizren të organizohet një tryezë e përbashkët mes rektorëve të universiteteve publike , ku do të diskutohet për programe të rëndësishme por që janë në rrezik mbylljeje në mungesë kuadrosh adekuate.