Nënshkruhen katër projekte për mjedisin në Skenderaj, vlera rreth një milion euro

Nënshkruhen katër projekte për mjedisin në Skenderaj, vlera rreth një milion euro

16 maj 2018 17:02

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka nënshkruar bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, katër memorandume bashkëpunimi për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit, në vlerë të rreth një milion eurove.

“Qytetaret e Skenderajt, fatkeqësisht edhe pas 19 vite pas lufte po ballafaqohen me mungesën e së drejtës elementare për qasje në ujë të pijshëm, andaj projekti jonë për kyçjen në ujësjellës është vetëm fillimi i asaj që duhet dhe do të bëjmë për qytetaret e kësaj komune” deklaroi Reshitaj.

Nga ana tjetër, Jashari shprehu garancinë që projektet e financuara nga MMPH-ja do të realizohen sipas planit dhe nuk do të lejojë që të ketë devijime.

“Këto projekte janë jetike për kyçjen e qytetarëve në ujësjellës dhe rregullimi i lumit Klina që qytetarët e Skenderajt e dinë shumë mirë vlerën e këtij lumi dhe ju garantoj dhe siguroj që këto projekte kanë për tu kryer ashtu edhe siç janë paraparë dhe nuk do të lejojë të dalin jashtë vijave të projekteve”, tha Jashari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme