Arbëri

Z Mobile përkrah fondin e bursave për studentë të paprivilegjuar

“Përkrahe rrëfimin e ardhshmë të suksesit” (Support The Next Success Story), është quajtur Mbrëmja Gala që është mbajtur të martën, për grumbullimin e fondeve nga RIT Kosova (A.U.K) e që për qëllim ka sigurimin e bursave për studentë të talentuar, por që hasin në vështirësi financiare për të ndjekur studimet.

Z Mobile ka përkrahur këtë fond me 4.500 euro duke u bërë kështu Sponsor i Artë i kësaj mbrëmjeje që kishte sjell në Kosovë Gjeneralin Wesley Clark, i cili në fjalimin e tij shprehu kënaqësinë e tij për suksesin e arritur deri tani të këtij universiteti.

Bursat për këta studentë të talentuar e që nuk kanë mundësi të studiojnë në R.I.T Kosova janë një shans i jashtëzakonshëm që do t’ua ndryshojë jetën përgjithmonë, duke u krijuar atyre mundësi studimi në njërin nga institucionet më të vlerësuara shkollore në vendin tonë.

Z Mobile është i përkushtuar që të ndihmojë të rinjtë në zhvillimin e tyre profesional, në mënyrë që edhe ata të kenë ndikim në zhvillimin e vendit.

*Artikull i sponsorizuar nga Z Mobile