Arsyeja pse ndryshon data e fillimit të Ramazanit Foto: Ilustrim

Arsyeja pse ndryshon data e fillimit të Ramazanit

16 maj 2018 13:53

Sot në Kosovë ka filluar muaji i Ramazanit, apo muaji ku besimtarët myslimanë nga lindja e deri në perëndim të diellit heqin dorë nga ushqimi dhe pija.

Data e fillimit të Ramazanit për çdo vit shkon prapa për 11 ditë. Arsyeja për këtë është pasi që kalendari islamik është i bazuar në ciklet e hënës, kurse kalendari gjeorgjian (që e përdorin shumica e shteteve të botës perëndimore) është i bazuar në diell.

Për shkak se të dy kalendarët nuk përputhen mes vete, ekziston ndryshimi prej 11 ditësh çdo vit, përcjell KosovaPress.

Kalendari islamik është një kalendar hënor. Nuk ka një sasi të caktuar ditësh. Kalendari hënor pasqyron ciklet e hënës dhe përpiqet të përshtatet me një kalendar diellor me 12 cikle.

Ramazani është emri i muajit të nëntë të kalendarit islamik.

Fjala “Ramazan” ka prejardhje nga fjala arabe ramida apo ar-ramad, që do të thotë “të digjesh nga nxehtësia apo thatësia”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme