Arbëri

Ambasadorja e Turqisë premton vazhdimin e përkrahjes për MPB-në

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, priti sot ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj. Kivilim Kiliç.

Në këtë takim, siç thuhet në njoftimin për media, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Gashi falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.

Po ashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve.

Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.