Arbëri

Shiu i lë vendin diellit në Shqipëri

Descriptive Text

Një ditë më parë thuajse në të gjithë Shqipërinë mbizotëroi një mot me reshje intensive shiu, ku në disa zona pati edhe përmbytje, por nga e mërkura situata sinoptike do të ndryshojë dhe shiu do t’i lërë vendin diellit.

Këtë të mërkurë do të mbizotërojë një mot kryesisht me diell me vranësira të pakta.

Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë. Fillimi i javës tjetër do të sjellë temperatura deri në 10 gradë më të larta se aktualet, ku në Tiranë pritet që të kapin vlerën e 30 gradëve.