Vuçiq: Shqiptarët e duan qind për qind Kosovën, s’është reale Foto: Koha / arkiv

Vuçiq: Shqiptarët e duan qind për qind Kosovën, s’është reale

16 maj 2018 10:51

Serbia, Kosova, marrëdhëniet problematike mes dy vendeve dhe roli i Shqipërisë në këto raporte. Janë disa nga çështjet për të cilat presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shfaqi pikëpamjet e veta gjatë një interviste me Tv Klan.al.

Ndërkohë që Vuçiq nuk ka ngurruar t’i japë meritë kryeministrit shqiptar për vendosjen e një raporti të mirë Serbi-Shqipëri, ai ka folur edhe për diasporën shqiptare dhe atë serbe sidomos në SHBA, New York dhe Vjenë, Austri, duke theksuar se si shqiptarët dhe serbët janë larguar në masë nga vendet e tyre për shkak edhe të konflikteve e problemeve mes njëri-tjetrit.

Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbejë ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbejë ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz, vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo çfarëdo vendi tjetër.

Në marrëdhëniet e Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe në rajon dhe rrugën drejt BE-së sigurisht shtrohet pyetja e Kosovës. Ju keni thënë se kjo është një prej temave më të dhimbshme për Serbinë, por gjithashtu keni nisur një dialog të brendshëm në kërkim të zgjidhjes më të mirë për Kosovën. E keni gjetur një përgjigje të tillë?

Aleksandër Vuçiq: Për këtë pyetje do të më duheshin ditë dhe jo orë apo disa fjali. Së pari Serbia dhe Shqipëria sot kanë marrëdhënie më të mira se sa i kanë pasur më parë dhe për këtë është meritor kryeministri shqiptar Edi Rama. Këtë nuk e kam penguar as unë dhe nëse asgjë tjetër pas shumë dekadash në të cilat nuk kemi pasur kurrfarë marrëdhëniesh mendoj se kemi vendosur marrëdhënie racionale dhe normale edhe pse nuk do ti vlerësoja si të jashtëzakonshme. Këto marrëdhënie janë të respektit dhe marrëdhënie në të cilat ne e kuptojmë se dallimi kryesor në një botë bashkëkohore që na rrethon është në fakt Kosova dhe kur ju më shtroni këtë pyetje unë nuk kam nevojë t’i vardisem askujt. Këtë nuk e bëj as për shkak të publikut tim dhe besoj se kjo është ajo që njerëzit e respektojnë. Ta dinë njerëzit në Shqipëri që këtu mua një stadium i tërë me njerëz brohorasin "Vuçiq pederast" apo me emra të ndryshëm dhe të nesërmen mbi 50 për qind të tyre votojnë për mua.

Ajo që është e rëndësishme në fund është që njerëzit t’ju respektojnë pasi për të na dashur na duan fëmijët, prindërit dhe s’e di se kush, por është me rëndësi të kemi respekt.

Sa i përket Kosovës dhe pyetjes tuaj, ne kemi nisur një dialog të brendshëm pasi kam konsideruar se është e rëndësishme që gjërat t’i shtrojmë në mënyrë racionale dhe reale, edhe pse kur e themi këtë menjëherë shqiptarët nga Kosova thonë se racionale dhe reale është njohja e Kosovës. As kjo nuk është tërësisht racionale dhe reale dhe ajo që është thirrja ime është që edhe njëra dhe pala tjetër ta kuptojnë se nuk kemi shumë jetëra, që të gjithë kemi humbur shumë njerëz, edhe serbët dhe shqiptarët, jo vetëm në konfliktet mes vete, por edhe shumë që kanë ikur përgjithmonë nga këto hapësira.

Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbejë ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbejë ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo çfarëdo vendi tjetër.

Ata do të ndërtojnë vende të tjera dhe të paguajnë tatime në shtete të tjera. Ne nuk kemi më një luks të tillë që këtë t’ia lejojmë vetës. Këtu shtrohet pyetja nëse mundemi ne të dyja palët apo ne dhe Prishtina të gjejmë diçka racionale reale dhe që do të thoshte humbje për të dyja palët dhe kur është humbje për të dyja palët kjo është minimumi i kënaqshëm edhe për njërën edhe palën tjetër. Kjo do të na tërhiqte drejt së ardhmes dhe do të nënkuptonte që mund të flasim për një marrëdhënie tjetër mes serbëve dhe shqiptarëve pasi në njëqind vitet e ardhshme serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt me të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë do të ndodhë më pas të mos e analizojmë, por është reale që kjo do të jetë edhe më tutje, por në njëqind vite do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se nga kjo lidhje veri-jug, e cila do të duhej të jetë bazë e paqes në të ardhmen, varet e gjithë ajo që do të kemi edhe për njërën dhe palën tjetër. Shqiptarët në Kosovë gabimisht konsiderojnë se i kanë mundur serbët, që serbët janë të gjunjëzuar dhe që duhet të fitojnë gjithçka që imagjinojnë dhe nuk shohin hapësirë për asnjë lloj kompromisi me Serbinë dhe serbët për këtë çështje.

Serbët nga ana tjetër në besim të mirë dhe masë të madhe e shohin se shqiptarët në asnjë mënyrë nuk mund të arrijnë legjitimitet ligjor pa Serbinë, pa Rusinë e Kinën në Kombet e Bashkuara. Gjithashtu në Serbi një pjesë e madhe e publikut konsideron se konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë më të cilën, siç e dini, nuk pajtohem në mënyrë absolute dhe këtë e them në çdo vend. Kur shikoni në mes të dëshirës që të jetë absolute një territor serb dhe të jetë një konflikt i ngrirë dhe dëshirave që kjo të jetë e tëra shqiptare, e serbëve të mos u takojç asgjë, unë mendoj se këtë ne duhet ta shikojmë dhe ta shtrojmë në një mënyrë tjetër dhe të jemi shumë më realë dhe racionalë edhe njëra edhe pala tjetër.

Edhe shqiptarët duhet të futen në këpucët serbe në një ditë dhe serbët duhet të mbathin këpucët shqiptare dhe kjo është ajo që unë them çdo ditë dhe për asgjë nuk e kam ndryshuar qëndrimin dhe rrëfimin tim për shkak se flas për një media shqiptare apo flas me ju dhe kjo është ajo që seriozisht mendoj.

Dhe nëse më pyetni nëse të gjithë në Evropë pajtohen me mua, unë do t’u them që të gjithë pajtohen dhe askush nuk dëshiron të më mbështesë, pasi të gjithë kanë interesat e shteteve të tyre që nuk do të thotë se nuk kam të drejt kur flas kështu. Të gjithë mendojnë se gjithçka që flas është e vërtetë. Kjo është sikurse kur flisni për marrëveshjen e Brukselit dhe të gjithë e dinë që ne kemi përmbushur gjithçka, e që shqiptarët e Prishtinës nuk kanë plotësuar asnjë obligim të vetëm që kanë pasur.

Kur u pyet për Kosovën, Presidenti Vuçiq nënvizoi se e vetmja rrugë është që të dyja palët duhet të kuptojnë se duhet të lëshojnë diçka.

Kreu i shtetit serb pranoi se ka biseduar për Kosovën edhe me kryeministrin Rama.

“Me kryeministrin Edi Rama kam folur disa herë. A kemi folur ne thellësisht për çështjen e Kosovës? Jo në ketë mënyrë. A jam i gatshëm të flas me të gjithë për çështjen shqiptare dhe çështjen serbe, unë jam i gatshëm dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe dhe asgjë të gabueshme. Kreun e qeverisë tuaj e respektoj shumë dhe ai ka ardhur në Beograd edhe pse në fakt takimet kanë qenë disi ashtu… ai ka dashur që këtu të fitojë pikë politike ndoshta dhe unë ia kam kthyer në mënyrë të njëjtë në Tiranë shpresoj, por marrëdhëniet tona sot janë të tjera. Është bërë e zakonshme të shihemi dhe besoj se mund të kemi biseda shumë më të qeta dhe në besim të mirë. Dhe, besoj se kemi diçka më shumë besim tek njëri-tjetri”.

Sa i përket arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Vuçiq akuzoi Prishtinën se nuk i qëndroi fjalës.

“E dini, ne kemi qenë të premten në mbrëmje në të dy anët e tavolinës, Thaçi, Çollaku, Gjuriq dhe unë. Marko të premten ka dorëzuar kërkesën për vizitë në Kosovë. Ata kanë organizuar sulm ndaj Markos të hënën. Kjo nuk bëhet”.

Presidenti Vuçiq u ndal edhe te vrasja e Oliver Ivanoviqit, duke refuzuar të thotë nëse ajo ka qenë e motivuar etnikisht. Ky është një rast ku dialogu mes nesh ka ndikuar shumë, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë një deklaratë të papritur në një intervistë për Tv Klan. Ai është shprehur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë njohur progres, duke u bërë më normale në krahasim me të shkuarën.

“Së pari Serbia dhe Shqipëria sot kanë marrëdhënie më të mira se sa i kanë pasur më parë dhe për këtë ka meritë Kryeministri shqiptar Edi Rama. Këtë nuk e kam penguar as unë dhe nëse asgjë tjetër pas shumë dekadash në të cilat nuk kemi pasur kurrfarë marrëdhëniesh mendoj se kemi vendosur marrëdhënie racionale dhe normale edhe pse nuk do ti vlerësoja si të jashtëzakonshme”.

Komentet

Betim16/05/2018 13:58

Paramendoni lexues te dashur: presidenti i Serbise po na qun Shqipetar. E gati nja 99% te shqipetareve ne Shqipni neve na quajn Kosovar. Hajde po kthehemi ne serbi, bile atje jemi shqipetar :)

Shto koment

Të ngjashme