Arbëri

Në Kosovë rikthehen ditët me diell

Në Kosovë, siç parashikojnë meteorologët, moti gjatë mbrëmjes do të jetë me shi, ndërsa ditëve në vijim kryesisht me diell.

Masat e ftohta ajrore nga Atlantiku, do të ulin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare. Në Kosovë temperaturat minimale do të bien deri në 8 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20 deri në 23 gradë Celsius.

16.05-17.05 - Mot kryesisht me diell

18.05 - Mot kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vonë gjatë natës priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

19.05-20.05 - Në fundjavë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

Sipas Prishtina Weather, gjatë natës me kalimin e sistemit frontal do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12 m/s, me hove deri në 15 m/s, ndërsa ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 1-6 m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.