Arbëri

UP-ja e gatshme të pranojë 9 mijë studentë të rinj në nivelin bachelor

Descriptive Text

Senati i universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në vitin e ri akademik 2018/2019 ka propozuar që të regjistrojë 8.948 studentë në nivelin bachelor.

Prej tyre, 8.038 studentë të rregullt dhe 910 me korrespodencë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga numri i përgjithshëm që është propozuar, 150 vende do të jenë të rezervuara për familjarët e dëshmorëve, 901 për minoritetet, ndërkaq 372 për studentë jokosovarë.

Sipas propozimit, fakulteti që pritet të pranojë më së shumti studentë do të jetë ai Ekonomik me 1.650 studentë, pasuar nga Fakulteti Juridik me 800 studentë, Fakulteti Filozofik 630 studentë, i Filologjisë 575, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) 560 studentë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)