Arbëri

Haradinaj uron besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Urimi i Haradinajt:

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, besimtarëve të fesë islame, u shpreh urimet më të sinqerta, me dëshirën që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.

Lë të shërbejë ky muaj për forcimin e ndjenjës së flijimit, vetëpërmbajtjës, mëshirës, afrimit dhe faljës mes njerëzve.

Agjërim të lehtë!