Arbëri

Holanda pro ndryshimit të formatit të seancave për Kosovën

Descriptive Text

Ambasadori i Holandës pranë OKB-së, Karel von Osterom, ka mbështetur iniciativën amerikane për ndryshimin e formatit të mbajtjes së seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Ai gjatë fjalimit në seancën e sotme në New York, ku po diskutohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se vendi i tij përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, shkruan KP.