Arbëri

Hoxha në Austri: Luftimi i korrupsionit, prioritet i Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka diskutuar për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit me sekretaren e shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edstadler.

“Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, është prioritet i aktiviteteve tona shtetërore, kemi suksese dhe presim vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave. Luftimi i korrupsionit nuk përfundon me kaq, ne do ta bëjmë atë detyrë ditore të institucioneve qendrore dhe lokale, sepse një vend nuk mund të ecën përpara pa luftuar me vendosmëri këtë dukuri të shëmtuar dhe të dëmshme për çdo shtet”, theksoi Hoxha.

Përveç përkrahjes për procesin e liberalizimit të vizave, Hoxha kërkoi mbështetjen e Austrisë edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol. 



Edstadler ka theksuar se po i përcjellin me vëmendje veprimet e Republikës së Kosovës në këtë fushë, dhe është me rëndësi që kjo çështje të luftohet në vazhdimësi në të gjitha nivelet e institucioneve, me theks të veçantë kur rrezikohet siguria dhe paqja, sipas njoftimit nga ministria.