Arbëri

Aeroporti i Kukësit me kapacitete të ngjashme si Rinasi

Descriptive Text

Aeroporti i Kukësit do të jetë një aeroport ndërkombëtar me kapacitete të ngjashme me Rinasin.

Kukësi do të jetë një aeroport për fluturimet “low cost” dhe do t’u shërbejë pasagjerëve në të dy anët e kufirit (Shqipëri-Kosovë).

Këtë fakt e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me vajzat dhe djemtë e zgjedhur nga e gjithë Shqipëria për ekuipazhin e “Air Albania”, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania e fluturimeve ajrore “Air Albania” është e para kompani shqiptare, si një projekt që ka një rëndësi të veçantë, sepse është e para kompani ajrore me flamur shqiptar dhe e para kompani ajrore me kapital publik brenda saj, në bashkëpunim me një nga kompanitë bashkëkohore të aviacionit, “Turkish Airlines”.

Kompania “Air Albania” do të ketë në dispozicion avionë që do të jenë të një modeli nga më të fundit që nuk i ka asnjë kompani që operon në rajon.