Arbëri

KS i OKB-së diskuton nesër për Kosovën

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nesër raportin e ri tremujor të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Guterres në raportin e tij mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga 17 janari deri më 15 prill i fton krerët në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë të trajtojnë çështjet e kontestuara përmes dialogut dhe demonstrimit të vullnetit politik të kërkuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Sjellja e Policisë së Kosovës gjatë operacionit të theksuar, siç është arrestimi i Gjuriqit, në të cilin ai ka pësuar lëndime, është një çështje shqetësuese. Hetimi themelor është i nevojshëm për ngjarjet e 26 marsit me veprime korrigjuese në rast mosrespektimi të të drejtave të njeriut”, tha Guterres, transmeton KosovaPress.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësim rreth përparimit të ngadaltë për hetimet në lidhje me vrasjen e liderit politik serb Oliver Ivanoviq.

Në raport përshëndetet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i cili tregon përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane, transmetojnë mediat serbe.