Arbëri

Përkujtohen 77 viktimat e Korishës që u vranë gabimisht nga aeroplanët e NATO-s

Descriptive Text

​Sot në Korishë të Prizrenit janë përkujtohen 77 viktimat e bombardimeve të NATO-s nga ky fshat dhe fshatrat për rreth.

Manifestimi përkujtimor është mbajtur pranë memorialit të martirëve në Korishë, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes tragjike, raporton KP.

Në natën e 13 majit të vitit 1999, ndërkohë që popullata civile shqiptare po mbante sytë kah NATO për t’i shpëtuar nga forcat ushtarake policore serbe, të cilët po i mbanin të rrethuar, u përballën me një tragjedi tjetër.

Aeroplanët e NATO-s gabimisht goditën popullatën civile shqiptare që po mbahej aty.

Gjatë këtyre bombardimeve mbetën të vrarë 77 civilë shqiptarë.