Arbëri

Vuçiq: Putin është këtu për Serbinë sa herë të ketë nevojë, kemi folur gjatë, shumë gjatë për Kosovën

Descriptive Text

“Me kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin gjithmonë flasim sinqerisht, hapur, për të gjitha temat dhe sa herë që ka nevojë, ai është këtu për Serbinë”, ka thënë për transmetuesin publik të Serbisë kryetari i këtij shteti Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shtuar se është me shumë rëndësi që Serbia e Rusia e kanë forcuar miqësinë në të gjitha fushat dhe se kanë folur për të gjitha çështjet e rëndësishme.

Vuçiq ka theksuar se me Putinin ka folur gjatë, shumë gjatë për Kosovën, transmeton Koha.net .

"Kemi analizuar të gjithë dokumentet e Kombeve të Bashkuara, kem i analizuar sjelljen e të gjithë aktorëve në skenën politike, në radhë të parë për këtë çështje”, ka thënë kryetari serb duke paralajmëruar se Putin pritet ta vizojë Serbinë në tetor ose në nëntor.

Ka përsëritur se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe se ushtarakisht do të mbetet neutrale.