Arbëri

Studentët, më të goditurit nga regjimi i vizave

Foto: Koha / ilustrim

Në shoqërinë tonë të izoluar, janë studentët ata që më së shumti thonë t’u pengojë kjo situatë, për shkak se mosliberalizimi i vizave i ka lënë shumë prapa kolegëve të rajonit, raporton KTV.

Shumë prej tyre, thonë se kjo ua ka pamundësuar qasjen në universitetet jashtë vendit dhe limitimin e shanseve për t’u regjistruar në ndonjë universitet evropian. Izolimin e ka përjetuar direkt edhe Mexhid Ramusa, përfaqësues i studentëve, pasi asnjëherë nuk ka mundur të marrë pjesë nëpër konferenca ndërkombëtare kur është ftuar, për shkak se nga pesë Ambasada i është refuzuar viza. Studentët kërkojnë përgjegjësi më të madhe nga politikanët, meqë ata vetë lëvizin të lirë pa kurrfarë problemi, ndërsa një student e ka shumë të vështirë të pajiset me vizë. Problemin e studentëve dhe të rinjve kosovarë nuk e kanë liderët që udhëheqin Kosovën. Udhëheqësit e nivelit më të lartë kanë pasaporta diplomatike, shumë të tjerë kanë shtetësi të Shqipërisë, derisa të tjerët me lehtësi marrin viza.