Në Ditën e Europës, pa datë për lëvizjen e lirë të kosovarëve

Në Ditën e Europës, pa datë për lëvizjen e lirë të kosovarëve

09 maj 2018 19:19

Kosova duhet ta vazhdojë luftën e saj kundër krimit dhe korrupsionit. Ky është mesazhi që BE-ja ia ka përcjellë Kosovës në Ditën e Evropës, raporton KTV.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Aposotolova, nuk ka dhënë një afat se kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Këto komente ajo i bëri pas hapjes së Panairit të Arsimit me shtetet anëtare në BE, pikërisht në Ditën e Evropës, ku ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë ofruan mundësi informacioni për bursa në shtetet e tyre. Por, është ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ajo e cila po shpreson që 9 majin e vitit tjetër Kosova do ta festojnë duke lëvizur lirshëm. Mirëpo, Akademia e Grave për Lidership, përmes një thirrjeje sensibilizuese në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kërkoi nga institucionet vendore që 9 majin ta largojnë nga lista e festave zyrtare. 9 majin Ditën e Evropës, institucionet e Kosovës e festojnë duke pushuar. Gjatë viteve të kaluara disa herë ishte kërkuar që kjo datë të hiqet nga kalendari i festave zyrtare, kjo pasi që as vetë shtetet anëtare të BE-së nuk e kanë ditë pushimi..

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme