Çfarë premton Shpend Ahmeti si kryetar i PSD-së

Çfarë premton Shpend Ahmeti si kryetar i PSD-së

09 maj 2018 19:17

Shpend Ahmetit do t’i vështirësohen punët nga sot. Kjo për shkak se përpos kryetarit të komunës së Prishtinës, ai do ta udhëheqë partinë, të cilën deri sot e udhëhoqi Kaqusha Jashari, PSD-në, raporton KTV.

Ahmeti foli për historikun e partisë dhe tha se me partinë synojnë të ndalin maksimalizimin e pasurimit individual, siç është punuar 20 vjetët e fundit në Kosovë. Se do të punojnë për shumicën, shtresën e varfër në Kosovë, e tha edhe dikur kryetari i Vetëvendosjes, tash nënkryetar i PSD-së, Visar Ymeri.

Ndër themeluesit e partisë, Bajram Kelmendi tha se PSD-ja gjithnjë ka synuar programin e mirë. I cilësuar si “Mollë sherri” i ndarjes së Grupit të Deputetëve të Pavarur nga Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, nuk është emëruar në ndonjë post të veçantë në PSD.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme