Arbëri

Krejt çfarë thanë pas takimit Thaçi dhe Merkel

Për dialogun me Serbinë, korrupsionin dhe papunësinë në Kosovë është folur pas takimit ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton KTV.

Fillimisht Merkel duke folur për dialogun, derisa ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe ka vlerësuar zhvillimet pozitive, ka theksuar se dialogu nuk është një temë e thjeshtë.

Në anën tjetër, Thaçi, lidhur me temën e dialogut ka shprehur sërish gatishmërinë që të procedohet me fazën e fundit. Derisa ka kërkuar përfshirjen e kancelares në dialog, ai ka përsëritur se synon që në fazën e fundit të dialogut të arrihet njohja reciproke.

Në konferencën për media është folur edhe për procesin e Berlinit, si edhe Samitin e Sofjes.