Arbëri

Haradinaj në Brod premton komunë për goranët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në fshatin Brod të Dragashit dhe atje banorëve të tij u ka premtuar krijimin e një komune për ta, transmeton Koha.net.

Haradinaj këtë premtim e bëri në shënimin e Ditës së Goranëve në këtë fshat.

Kryeministri me këtë rast tha se simbolika e kësaj feste është e ngjashme me plotë rajone të tjera të vendit, pra është e njëjta traditë, njofton kumtesa qeveritare.

Ai shtoi se “krijimi i një komune të re, asaj të Gorës nuk është humbje për shqiptarët kudo që janë as në Opojë, as në Prizren apo diku, "përkundrazi u mundëson këtyre njerëzve të jetojnë dhe t’i kenë mundësitë për jetë dhe jam përkrahës i një komune në Gorë që jeta të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme”.

"Kemi biseduar për mënyrën e jetesës për temat se çka mund të bëjë qeveria nacionale. Kjo është iniciativë e deputetit të nderuar Adem Hoxha, që është deputet goran në parlamentin e Kosovës dhe kam ardhur këtu me propozimin e deputetit që të informohem për gjendjen dhe proceset këtu" tha i Haradinaj.

Deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha e falënderoi kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme, derisa shpjegoi para të pranishmëve mënyrën e festimit të kësaj dite.

Dita e Goranëve është festë që simbolizonin bashkimin, harmoninë dhe mirëqenien. Në këtë manifestim u tha se kjo festë është edhe dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta, për ta ndërtuar shtetin e Kosovës.