Arbëri

Shi dhe ulje temperaturash sot në Shqipëri

Descriptive Text

Sot kthjellime e vranësira dominojnë të gjithë Shqipërinë duke sjellë shira të shpeshtë gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Sasi më të konsiderueshme priten gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa mbrëmja përmirëson përkohësisht motin në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 20km/h nga drejtimi perëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi i ulët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por kryesisht gjatë mesditës në zonat qendrore dhe jugore.