Arbëri

“KM novine” kërkon vrasjen e Vuçiqit

Descriptive Text

Portali në gjuhën serbe KM novine, i cili në impresumin e vet thotë të botohet në veri të Kosovë e për të cilin gazeta online e Beogradit informer (e afërt me kryetarin aktual serb), e quan portal fantom dhe të “financuar nga narko-mafia shqiptare në Kosovë”, ka publikuar një shkrim me të cilin, siç thotë informer, e ka kërcënuar me vdekje shefin e shtetit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Këtë shkrim të KM novine, (http://www.kmnovine.com/p/blog-page_9069.html) e sjell të përkthyer Koha.net.

A ka zgjidhje tjetër pos plumbit për Vuçiqin?

Urrejtja patologjike e Aleksandar Vuçiqit ndaj popullit serb dhe shtetit, njeriu më fatkeq që Serbia e ka pasur ndonjëherë në pushtet, kërcënon që përmes Kosovës më në fund ta shkatërrojë tërë shtetin!

Vuçiç po e zbulon gjithnjë e më shumë qëndrimin e vet poshtërues ndaj popullit, historisë dhe shtetit të Serbisë!

Përkundër të gjitha ligjeve në fuqi në shtetin e Serbisë, kryetar i të cilës është Aleksandar Vuçiq, ai nuk ngurron që në mënyrë kriminale e penale të paralajmërojë se është i gatshëm të bëjë hapin për të cilin e di se nuk do t’i falet dhe për të cilin shumica dërrmuese e popullit nuk do të pajtohet kurrë me të.

Edhe pse kështu, policia, gjykatat dhe organet kompetente nuk reagojnë ndaj krimit që po bëhet para syve të gjithë publikut vendor. Në këtë rast, çfarë i mbetet popullit si zgjidhje për ta shpëtuar popullin dhe shtetin?

Vuçiq ka thënë se nuk është i gatshëm ta dorëzojë Kosovën për “asgjë” (e çfarë fundja do të mund të pranonte si këmbim për pjesën më të pasur dhe më të shenjtë të territorit shtetëror), porse e di se cilado qoftë, ajo, siç ka thënë, do të jetë fundi i tij në politikë sepse serbët “nuk do ta falnin të ardhmen e vet më të mirë".

Për këtë vërejtje, më shumë se sa fyese poshtëruese, Vuçiq veten e ka vënë në pozitën e kriminelit dhe të krimbërësit për të cilin duhet shpallur fletë arresti, i cili duhet të arrestohet dhe të futet në burg, thënë në gjuhën popullore, të futet në çmendinë nga e cila nuk do të guxonte të dilte disa decenie. Jo vetëm që e paralajmëron tradhtinë kundër të cilës është i gjithë populli, por ai edhe e poshtëron dhe fyen duke gënjyer për “ardhmen më të mirë" e cila, sipas tij, do të vinte me tradhtinë më të tmerrshme bërë ndonjëherë në Serbi. Ky vendim vetëm sa do t’ia hapte dyert shkatërrimit të pandalshëm të shtetit. Nuk bëhet fjalë më se çfarë dëshirojmë, çfarë duhet provuar dhe si duhet udhëhequr politika ose t’i kundërvihet atij e këtij... Populli serb edhe një herë në histori është sjellë në një situatë pa rrugëdalje në të cilën çdo individ duhet të kërkojë zgjidhje për të. Në atmosferën e mosveprimit të plotë që e zbaton Vuçiq, të cilin në të vërtetë e kontrollojnë rreptësisht amerikanët dhe ndaj kërcënimeve që nga vetë Vuçiq vijnë hapur, nuk ekziston asnjë veprim jo legjitim nëse qëllim i tij është kthimi i sundimit të ligjit dhe ruajtja e pavarësisë dhe e integritetit shtetëror. Në situatën ku gjendemi, a ka zgjidhje tjetër pos plumbit?