Arbëri

Të larguarit e VV-së prezantojnë logon e tyre

Descriptive Text

Deputetë të larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë prezantuar logon e partisë së tyre të re.

Me ndërrimin e partisë, deputetët e pavarur ndërruan edhe fotografitë e tyre të profilit në Facebook, duke prezantuar edhe logon e partisë që pritet të emërohet Partia Social Demokrate. Madje, fotografisë së profilit ia bashkëngjitën edhe nga një trëndafil.

Me 26 prill fotoreporterët e grupit KOHA kishin kapur në foto logon e partisë së re, të cilën e analizuan deputetët në njërën prej seancave të Kuvendit të Kosovës.

Fotografët e grupit KOHA kanë fokusuar me aparatët e tyre diskutimet në mes deputetëve për logon e partisë së re.

E nga ajo kuptohet se partia e re të cilën ata do ta krijojnë do të mbajë emrin Partia Social Demokrate.

Një parti me këtë emër tashmë ka traditë në Kosovë dhe udhëhiqet nga Kaqusha Jashari. Ajo njëherë njihej si Partia Socialdemokrate e Kosovës, por kishte ndryshuar emri dhe logoja e saj kur për një kohë e kishte marrë drejtimin e partisë ish-kryeministri e ish-gjenerali, Agimi Çeku.

{gallery}