Arbëri

Italia premton përkrahje për Kosovën

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.

Ajo theksoi sfidat e procesit, duke vënë në spikamë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe përkushtimin e zbatimit të rekomandimeve nga Raporti për vendin.

Ambasadori Sardi rikonfirmoi përkrahjen jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe zbatimin e MSA-në, Agjendës Evropiane të Reformave dhe reformat ekonomike.

Të gjitha këto, theksoi Ambasadori Sardi, do të ndikojnë në procesin integrues, duke ofruar edhe bashkëpunim në këtë drejtim.