Arbëri

Varroset polici Armend Trena

Polici i gjetur në lumin Lepenc, Armend Trena, është varrosur sot në fshatin e tij, Begracë të Kaçanikut.

Trupi i pajetë i Trenës është gjetur dje në lumin Lepenc, nëntë ditë pas aksidentit në të cilin humbi jetën edhe kolegu i tij, Malsor Dashi.