Arbëri

Në ditët e ardhshme moti në Kosovë kryesisht i vranët e me shi

Edhe pse në fillim të javës parashihet rënie e lehtë e temperaturave, megjithatë ato mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9 deri në 13 gradë celsius, e ato maksimale do të luhaten nga 19 deri në 22 gradë celsius.

Vendi ynë gjatë kësaj jave vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave jo stabile të presionit të ulët. Në përgjithësi parashihet të mbajë mot jo stabil gjatë gjithë javës me reshje lokale shiu dhe zhvillime të shtrëngatave.

8.05 - Mot pjesërisht i vranët. Vetëm rreth viseve malore, pasdite mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.

9.05-10.05 - Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi. Ditën e enjte, paradite reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

11.05 - Mot kryesisht me vranësira, pasdite me reshje lokale shiu, vende-vende mundësi për bubullima.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja dhe jugperëndimi 2-8m/s.

Shtypja atmosferike, do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.