Arbëri

AKA-ja qe 3 vjet drejtohet nga ushtrues detyre

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) që nga viti 2015 ka mbetur me ushtrues detyre.

Pas dorëheqjes së drejtoreshës Ferdije Zhushi-Etemi, MASHT-i në vitin 2015 e pati emëruar si ushtruese të detyrës së drejtorit Fortuna Mehmetin, e cila më 25 shtator 2017 u shkarkua nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, bashkë me Këshillin Shtetëror të Cilësisë (Bordin e Agjencisë), shkruan Koha Ditore.

Shkarkimi ishte bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me “parregullsi serioze”.

Një muaj më vonë, në tetor, ministri emëroi ushtrues të detyrës së drejtorit të kësaj agjencie Bekim Samadraxhën, i cili tash e 7 muaj është në këtë pozitë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)