Arbëri

Zyrtarë të Kosovës në Britani për përvoja në fushën e doganave

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Gjatë qëndrimit në Londër Berisha zhvilloi takime në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës Britanike në Londër, dhe vizitoi qendrën koordinuese në Ipswich.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi, përkrahja e institucioneve kufitare në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër trafikimit ndërkufitar, kontrabandës regjionale, ngritjen e kapacitete të qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave dhe përkrahje në trajnime

Kjo vizitë u realizua dhe financua nga Ambasada amerikane , programi EXBS dhe zyrtarët nga Dogana angleze. Në këtë vizitë të përbashkët, përveç zyrtarëve të Doganës së Kosovës, marrin pjesë edhe zyrtarë nga MPB, Policia Kufitare dhe EULEX-i.