Arbëri

“Po të kishte dëshmi se Ivanoviqi është vrarë nga serbët, do të ishin arrestuar të gjithë serbët e veriut”

Descriptive Text

E vërteta për vrasjen e Oliver Ivanvoqit do të dihet, ndërsa Beogradi “ka indice të çuditshme për këtë rast, sado që atë do t’ua lërë organeve kompetente”, ka thënë për gazetën “kurir” kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, sa herë që ndodh ndonjë krim, duhet nisur gjithmonë nga më e rëndësishmja – motivi.

“E pyetja ime është – cili mund të jetë motivi? Vështirë se do të arrihet te ndonjë motiv domethënës dhe të thoni se vrasjen e kanë bërë serbët. Edhe histeria që e kanë filluar disa serbë me përkrahje të disa ambasadave se prapa vrasjes qëndrojnë me siguri serbët, që nga fillimi ka treguar qartë se fjala është për disa gjëra të çuditshme”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

“Indikative është se kur i kemi kërkuar xhirimet satelitore, na është thënë ka qenë ditë me mjegull, e mbuluar me re”, ka thënë kryetari serb.

“Nuk na i kanë dhënë xhirimet që ta konfirmojmë këtë. Sepse me xhirime do të konfirmonim çdo gjë”, ka thënë Vuçiq duke saktësuar se në xhirimin satelitor vërehet çdo gjë – ku gjenden personat që e kanë djegur automobilin, në cilin drejtim kanë ikur, etj.

Ai e mendon qesharak sqarimin se përmes xhirimit nuk mund të shihet pasi dita është me re.

“E mu në atë moment gjoja nuk kanë punuar kamerat, e kanë punuar. Dhe mijëra gjëra të tjera që janë të çuditshme që nga fillimi... Që nga fillimi çdo gjë ka qenë e çuditshme, shërbimet tona kanë indice të ndryshme, po i hetojnë dëshmitë. Dhe jam i sigurt se kjo është diçka që nuk mund të jetë përgjithmonë e pazbuluar. Dhe dua të them se që të gjitha, që nga vend shikimi i ngjarjes, dhe kjo me urdhër të drejtpërdrejt nga i huaji, kanë qenë në duar të shqiptarëve. Që nga fillimi e deri në fund”, ka thënë Vuçiq.

Në konstatimin se kryeministri i Kosovës Ramush Hradinaj topin e ka hedhur në anën e Beogradit, Vuçiq thotë:

“Jo. S’e ka hedhur. Jo, ata deshën të shohin diçka tjetër – nuk e kanë asnjë gjurmë, se atë e kanë bërë sigurisht serbët, e nuk e kanë gjetur asnjë dëshmi. Po të kishin pasur, do t’i kishin arrestuar të gjithë serbët që janë në veri”.