Arbëri

Serbia nuk do t’i dorëzojë tre radikalët në Hagë

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Rasim Ljajiq ka deklaruar se Serbia nuk do t’i dorëzojë tre radikalët në Tribunalin e Hagës, transmeton Koha.net.

Ljajiq, i cli është kryetar i Këshillit Kombëtar (të Serbisë) për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës ka thënë se sipas vendimit të vjetëm të Gjykatës së Lartë nuk ka kushte për dorëzimin e tre pjesëtarëve të Partisë radikale të Serbisë në Tribunalin e Hagës.

"Ekziston vendimi i Gjykatës në Serbi që ata të mos dorëzohen. Për këtë nuk ka bazë juridike, e ne duhet të respektojmë vendimet e organeve të pavarura cilado qofshin ato", citon b92 të ketë thënë Ljajiq.

Interpol, me kërkesë të Tribunalit të Hagës ka shpallur “fletë arreste të kuqe”për tre anëtarët e Partisë Radikale serbe, të cilët Tribunali i ka akuzuar për mosrespektim të gjykatës e të cilët autoritetet serbe nuk i kanë arrestuar.

Siç ka njoftuar sot Tribunali, “fletë arrestet e kuqe”, me të cilët kërkohen vendndodhja dhe arrestimi i Petar Jojiqit, Vjerica Radeta dhe Steva Ostojiq, kanë hyrë në fuqi që nga 16 marsi i këtij viti.